Ku-Crew

Me Ku Crew drejt suksesit...
 
PortalliForumPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Flamuri Shqiptar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Alkatos



Numri i postimeve : 32
Registration date : 31/12/2007

MesazhTitulli: Flamuri Shqiptar   Tue Jan 01, 2008 5:46 pm

Flamuri Shqiptare

Flamuri i Shqipėrisė ėshtė flamuri kombėtar shqiptar, njė flamur me fushė tė kuqe dhe njė shqiponjnė dykrenare tė zezė nė mes. Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga nga njė vulė e heroit kombėtar shqiptar Gjergj Kastriot Skėnderbeu, i cili i udhėhoqi shqiptarėt nė njė kryengritje tė pėrbashkėt nė shekullin XV kundėr perandorisė osmane duke i sjellė trojeve shqiptare pavarėsinė pėr njė kohė tė shkurtėr (1443-1478). Shqiponja ishte pjesė e emblemės sė familjes Kastrioti e cila e ka zanafillėn nė perandorinė bizantine.
Shqiponja dykrenare ėshtė pėrdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nga perandori Kostandin dhe mė pas u bė traditė vendėse nė tė gjithė Ballkanin. U pėrdor edhe nga Skėnderbeu, pėr tė treguar se ishte pėrfaqėsues i sundimit paraosman. Kush ėshtė rrjedha historike? Profesor Kasem Biēaku tregon: Nė lashtėsi ka qenė shumė i pėrhapur totemizmi (lloj besimi qė adhuronte kafshėt dhe shpendėt, duke i konsideruar si mbrojtės dhe themelues tė njerėzimit). Shqiponja ėshtė konsideruar si bashkudhėtare e perėndive dhe vetė perėndi. Ajo dhe luani janė konsideruar kudo si mbretėr, pėrkatėsisht tė shpendėve dhe tė kafshėve, pėr kėtė arsye figura e shqiponjės dhe luanit janė mė pėrfaqėsueset nė heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja ėshtė simbol pushteti, guximi dhe lartėsimi shpirtėror. Ka qenė simbol pushteti perandorak, prandaj ėshtė dhe nė heraldikat e shumė vendeve.

Shqiponja me dy krerė ėshtė pėrdorur si simbol qė nė shekullin VII para erės sonė nė Turkmenistan. Shqiponja e zezė me njė kokė ėshtė pėrdorur si simbol nė perandorinė romake dhe me pėrhapjen e Krishtėrimit u pėrdor edhe nga kisha katolike.

Shqiponja dykrenare ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nga perandori me origjinė iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojės, duke i krijuar perandorisė romake dy qendra administrative; Romėn dhe Kostandinopojėn dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatė sundimit tė perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bė bashkimi i dy kishave dhe si simbol i pėrbashkėt kishtar u bė shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nėpėr kishat mesjetare tė Shqipėrisė dhe Ballkanit. Nė shekullin XX nė Perandorinė Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahė gjysmė tė hapur dhe vazhdoi tė shfaqej ashtu.

Nė Shqipėri, si simbol pushteti, shqiponjėn e kanė pėrdorur familjet sundimtare shqiptare tė mesjetės si Kastriotėt, Arianitėt, Muzakajt, Topiajt, Gjurashėt, po ashtu edhe Ēernojoviēėt e Malit tė Zi. Duke pėrdorur shqiponjėn si simbol tė pushtetit tė tyre, dėshmohet se kėto familje kanė qenė funksionare tė larta gjatė Perandorisė Bizantine.

Me shembjen e Perandorisė Bizantine nė vitin 1453, shohim qė nga Skenderbeu u pėrdor edhe ngjyra e flamurit tė Bizantit dhe me kėtė donte tė tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithėse i bėri dallime qoftė stemės dhe flamurit, pėr ta dalluar nga ai i Bizantit. Nė vulėn e Skėnderbeut, ku ėshtė shqiponja dykrenare, ndėrmjet dy krerėve tė saj ėshtė vendosur njė yll me 6 cepa. Mbi kėtė yll ėshtė njė yll tjetėr me 8 rreze.

Kurse nė stemėn e Kastriotėve qė ėshtė gdhendur 2 herė nė varrin monumental tė nipit tė Skėnderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli ėshtė me 8 cepa dhe mbi krerėt e shqiponjės janė dy kurora mbretėrore. Me kėto simbole Skėnderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjė qė e kemi tė shprehur nė epigrafin e Alfonsit nė njė kishė tė Valencias nė Spanjė. Pra shqiponja dykrenare ėshtė pėrdorur masivisht nga sundimtarėt si simbol pushteti dhe mund tė konsiderohet traditė romako- bizantine.

Gjatė kohės sė Rilindjes, aktivistėt e saj tė tė gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nėn hijen e kėtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri nė kohėn e krijimit tė shtetit tė parė shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit nė Vlorė, dhe krijimin e shtetit tė parė tė shqiptarėve bėhet edhe standarizimi i flamurit kombėtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetėror i qeverisė sė parė tė Shqipėrisė. Ky flamur llogaritet si njė ndėr elementėt kryesore tė kombit tė tyre. Nė Shqipėri dhe Kosovė janė bėrė disa ndryshime tė flamurit kombėtar dhe janė pėrdour si flamuj shtetėror apo administrativ nga qeveri e sisteme tė ndryshme. Ndėr ndryshimet e bėra nga shqiptarėt kanė qenė ndryshimet qė i janė bėrė shqiponjės nė nivel kombėtar, ndėrsa ndryshimet tjera kanė humbur diku nė histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Flamuri Shqiptar
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» REALITETI SHQIPTAR I DIKTATURĖS KOMUNISTE DHE LETĖRSIA PAS VITEVE 90
» 1999, Ja si u mor peng autobusi grek nga emigranti shqiptar
» FRONTI BASHKIMIT KOMBĖTAR SHQIPTAR-Deklaratė!
» PS, e vetmja seli, ku s'vendoset Flamuri Kombėtar pėr 28 nėntorin
» A po vjen kryeministri 5-tė shqiptar nė Ballkan?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ku-Crew :: Shkenc/Art/Kultur/Sport :: Kultura-
Kėrce tek: