Ku-Crew

Me Ku Crew drejt suksesit...
 
PortalliForumPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Abdyl Frasheri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Alkatos



Numri i postimeve : 32
Registration date : 31/12/2007

MesazhTitulli: Abdyl Frasheri   Tue Jan 01, 2008 5:29 pm

Abdyl Frashėri
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
• Ten things you didn't know about images on Wikipedia •Shko te: navigacion, kėrko
Abdyl Frashėri
(1839 - 1892)


Emri: Abdyl
Mbiemri: Frashėri
Emri alternativ:
Profesioni: diplomat, shkrimtar
Ditėlindja: 1839
Vendlindja: Frashėr (Pėrmet)
Ditėvdekja: 23 tetor 1892
Vendvdekja: Stamboll
1*ri varrosja nė Tiranė, 1978
Nėnshtetėsia: Shqiptar
Abdyl Frashėri lindi nė vitin 1839 nė fshatin Frashėr, Shqipėri dhe vdiq mė 23 tetor tė vitit 1892 nė Stamboll, turqi ishte patriot demokrat i shquar, njė nga ideologėt pėrparimtarė tė Rilindjes Kombėtare dhe njė nga udhėheqėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Hero i Popullit.

Lindi nė Frashėr (Pėrmet) nė familjen e njė spahiu tė vogėl tė deklasuar; vėllaj i madh i Naim Frashėrit dhe Sami Frashėrit. Abdyl Frashėri e kaloi pjesėn e parė tė jetės nė fshatin e lindjes deri nė moshėn 18-vjeēare kur u vendos pėr nevoja pune nė Janinė. U shqua si personalitet politik qysh mė 1877, sapo u duk se Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar tė Janinės qė u formua po atė vit, hartoi projektin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė me anėn e kryengritjes ēlirimtare antiosmane. Por shpresat e tij se idenė e shtetit shqiptar do ta pėrkrahnin rivalėt e Perandorisė Ruse, tė cilėt nuk e dėshironin supremacinė e saj nė Gadishullin Ballkanik, nuk u realizuan. Bisedimet qė zhvilloi me pėrfaqėsuesit e Greqisė nė korrik dhe nė dhjetor 1877, pėr njė aleancė politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kundėr Perandorisė Osmane dėshtuan gjithashtu mbasi as Athina nuk e pranoi idenė e njė Shqipėrie tė Pavarur nė kufijtė e saj etnikė.

Nė fund tė vitit 1877, Abdyl Frashėri (atėherė deputet i Janinės nė parlamentin e dytė osman), u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė Shqiptare, qė u formua nė Stamboll (Komiteti i Stamboilit). Si kryetar i tij ai dha njė kontribut tė rėndėsishėm nė pėrpunimin e platformės politike qė adoptoi lėvizja kombėtare pas fitores ruse mbi Perandorinė Osmane dhe sidomos pas nėnshkrimit tė Traktatif tė Shėn Stefanit. Sipas tezės sė Abdyl Frashėri. nė kushtet e krijuara nga prirjet ekspansioniste tė Rusisė cariste, nga interesat e fuqive perėndimore pėr ta mbajtur mė kėmbė Perandorinė Osmane dhe nga synimet e monarkive ballkanike fqinjė pėr ta copėtuar Shqipėrinė, zgjidhja mė e pėrshtatshme (njė zgjidhje kjo e pėrkohshme) ishte krijimi i njė shteti autonom shqiptar nėn suzerenitetin e sulltanit ose, tė paktėn, krijimi i njė vilajeti tė bashkuar shqiptar nė kuadrin e Perandorisė Osmane, i cili, po tė realizohej, do tė sanksiononte kufijtė etnikė tė Shqipėrisė dhe tė drejtat kulturore tė shqiptarėve.

Si njė nga autorėt kryesorė tė platformės politike tė Komitetit Qendror tė Stambollit, tė cilėn Abdyl Frashėri e parashtroi publikisht edhe me anėn e artikujve qė botoi nė disa organe tė shtypit evropian gjatė pranverės sė vitit 1878, ai mori pjesė aktivisht nė themelimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Pas themelimit tė Lidhjes, e cila e adoptoi kėtė platformė, Abdyl Frashėri. u shqua si udhėheqės, organizator, diplomat dhe aktivist i saj. Veprimtarinė e tij kryesore e zhvilloi sidomos nė viset e vilajetit tė Janinės dhe tė Kosovės. Nuk e shkėputi asnjėherė luftėn pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė atdheut nga lufta pėr autonominė e Shqipėrisė. Mori pjesė pothuajse nė tė gjitha kuvendet kryesore qė u organizuan nga Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lidhjes Shqiptare ose nga komitetet ndėrkrahinore tė saj. Kudo udhėhoqi krahun autonomist tė lėvizjes. Nė Kuvendin themelues tė Lidhjes sė Prizrenit u zgjodh kryetar i koinisionit tė punėve tė jashtme tė saj. Ai pėrfaqėsoi Toskėrinė nė Kuvendin e Parė tė Dibrės (1 nėntor 1878), ku u miratua rezoluta me tė cilėn kėrkohej zyrtarisht nga Porta e Lartė krijimi i vilajetit tė bashkuar autonom tė Shqipėrisė. Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit tė Prevezės (janar 1879), i cili arriti ta pengonte lėshimin e Ēamėrisė nė favor tė Greqisė. Nė pranverėn e vitit 1879 kryesoi delegacionin e Lidhjes qė vizitoi kryeqytetet e Fuqive tė Mėdha pėr tė mbrojtur nga afėr tėrėsinė territoriale dhe tė drejtat pėr autonomi tė Shqipėrisė. Abdyl Frashėri, ishte promotori i projektit qė miratoi Kuvendi i Dytė i Frashėrit pėr tė formuar qeverinė e pėrkohshme. Ai udhėhoqi gjithashtu Kuvendin Kombėtar tė Gjirokastrės qė u shpreh pėr krijimin e shtetit autonom shqiptar me anėn e lėvizjes sė armatosur.

Abdyl Frashėri, e mbrojti programin e Gjirokastrės nė Kuvendin e Dytė tė Dibrės ku udhėhoqi si gjithnjė krahun radikal tė lėvizjes. Edhe pse programi i autonomisė nuk u pranua nga pėrfaqėsuesit e rrymės sė moderuar, ai kaloi nė Kosovė dhe aty sė bashku me bashkėluftėtarėt e vet kosovarė, vuri nė jetė vendimet e Gjirokastrės. U bė anėtar i qeverisė sė pėrkohshme qė u formua nė Prizren nė fillim tė vint 1881 dhe dha njė kontribut tė rėndėsishėm né pėrgatitjet politike dhe ushtarake qė u morėn pėr mbrojtjen e autonomisė kundėr ekspeditės ushtarake osmane.

Pas shtypjes sė Lidhjes, u arrestua dhe u dėnua me vdekje nga gjyqi special osman, por dėnimi u kthye nė burgim tė pėrjetshėm. Megjithatė, pasi qėndroi nė burg 3 vjet dhe nė internim 20 muaj, pėr arsye shėndetėsore u lirua, por me kusht qė tė, hiqte dorė nga veprimtaria politike patriotike. Edhe pse i sėmurė dhe i izoluar, ai e vazhdoi veprimtarinė patriotike derisa vdiq nė Stamboll mė 23 tetor. Eshtrat e tij u sollėn nė Tiranė mė 1978.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Abdyl Frasheri
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letėrsia shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ku-Crew :: Shkenc/Art/Kultur/Sport :: Letėrsi-
Kėrce tek: